Superliga, Flamurtari fiton 1:0 ndaj Partizanit, Laçi gjunjëzon Vllazninë

Fitorja me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Partizanit i ka dhënë tre pikët e plota ekipit të Flamurtarit të Vlorës që vijon të ngjitet në tabelën e klasifikimit. Pas javës së 16-të, vlonjatët arrijnë në kuotën e 24 pikëve, duke iu afruar gjithnjë e më shumë kreut.Të kuqtë zhgënjyen sërish, ndërsa iu dorëzuan golit të Hair Zeqirit duke mbetur në kuotën e 26 pikëve. Në takimet e tjera të vlefshme për Supërligën, Laçi mundi me rezultatin 3 me 0 Vllazninë, ndërsa Besa 2 me 1 Bylisin.Me fitoret e radhës, Laçi shkon në kuotën e 25 pikëve, ndërsa ekipi kavajas barazohet me mallakastriotët nga 21 të tilla, por duke iu larguar ende zonës së ftohtë të renditjes.