Arsenali rikthehet në krye, fiton edhe Chelsea

Arsenali ëhstë rikthyer në kry të renditjes në Premier League pas përfundimit të javës së 18-të në Premier league. Topcinjtë arritën të merrnin 3 pikë të plotë në transfertën e vështirë të Uest Hemit, duke fituar 3-1. Skuadra e Arsen Venger gjatë pjesës së parë do të sulmonjte shumë në portën kundërshtare por nuk do të arrinte ti konkretizonte rastet e saj. 45 minutata e para do të mbylleshin me rrjeta të paprekura.Pjesa e dytë ishte shumë më spektakolare se e para. Vedasit do ët kalonin të parët në avantazh me Karlton Koln ë minutën e 47-të. Por përmbysje do ët vinte pas disa minutash me anë të Teo Uollkoyt që shënoi dy gola në minutën e 68-të dhe 71 për ta dërguar skuadrën e tij në avantazh. Golin e tretë dhe të fundit në këtë takim e shënoi gjermano-polaku Lukas Podolski.Chelsea ka menduar se mund ta marrë kreun, por nuk mjaftoi fitorja minimale ndaj Sëanseas për shkak se Arsenali fitoi në transfertën e saj. Chelsea hyri në këtë takim i karikuar dhe shumë i motivuar, pas barazimit ndaj Arsenal.Loja shumë e mirë e bluve u konkretizua me gol në moinintën e 29-të me anë të Eden Hazard.  Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe edhe pse Blutë nuk shënuan më gola, ata mbajtën mbrojtje të fortë, strategji të cilën edhe e kishte paralajmëruar Jose Mourinho. Me këtë barazim cChelsea ëshët në vendine  tretë.Befasi e kësaj jave ka qenë humbja e Aston Villas në Birmingham nga Cristal palace, si dhe e Evertonit në liverpool nga miqtë e Sunderlandit. Tottenhami, që u mendua se e tejkaloi krizën, barazoi në fushë të vet me WBA.