Arsenal-Chelsea, dueli për titullin
Kryendeshja e javës së 17-të mes Arsenalit dhe Chelseat do të luhet sonte në mbrëmje.Dy skuadrat londineze deri tani kanë zhvilluar një kampionat shumë të mirë dhe janë vetëm 2 pikë larg njëra tjetrës. Topçinjtë e Arsen Venger kanë zhvilluar një kampionat për tu pasur zili deri më tani dhe janë në vendin e tretë për momentin. Pasi ka zbritur nga klasifikimi nga ecuria shumë pozitive e Sitit dhe e Liverpulit. Pak a shumë të njëjtën ecuri ka pasur edhe skuadra e Chelseat, e cila me rikthimin e Murinjos është kthyer në një skuadër të frikshme.Të dyja skuadrat luajtën edhe në "Karlin Kap" pak javë më parë dhe triumfuan blutë. Skuadra e Venger ka humbur dy ndeshje radhazi. Në Ligën e Kampioneve ndaj Napolit dhe më pas në Premier League kur u shpartallua nga Mancester Siti. Edhe Chelsea nuk është në një moment të mirë teksa në javën e shkuar u mund 3-2 nga Stok Siti.Arsenali në ndeshjen e mbrëmje së sotme do të ketë disa mungesa të rëndësishme, teksa Uelshajer është i pezulluar, por në dyshim është edhe Koshilni. Venger mund ti gëzohet rikthimit të Kazorleës. Arsenali pritet të luaj me këtë formacion:Arsenal 4-2-3-1ShezniGibs-Vermalen-Mertezaker-SanjaArteta-FlaminiOzil-Ramsej-UollkotZhirudTe Chelsea situata është më e qetë, pasi Murinjo nuk ka asnjë mungesë të rëndësishme në formacion. Blutë mund të luajmë me këtë formacion:Chelsea 4-2-3-1ÇehAzpilikueta-Terri-Luiz-IvanoviçMikel-RamirezShyrle-Oskar-HazardTorresSa u përket përballjeve direkte , Chelsea i ka fituar katër ndeshjet e fundit përballë topçinjve.