"Thyhen" Dortmundi dhe Leverkusen

Bundesliga dhuroi këtë javë emocione të shumta por edhe rezultate surprizë, pasi skuadrat  që mendoheshin favorite për të fituar, humbën në fushën e tyre.Borusia e Dortmundit, është mposhtur në fushën e saj nga Herta e Berlinit dhe për trajnerin Jurgen Klop kjo është një disfatë e rëndë dhe e dhimbshme, aq sa ndikon shumë në ecurinë dhe performancën e ekipit në ndeshjet e ardhshme. Ndeshjet në "Signal Iduna Park" janë kthyer në mankth për Borusian e Dortmundit, që pësoi humbjen e tretë radhazi në shtëpi ndaj Herthës së Berlinit në javën e 17 dhe të fundit për fazën e parë të Bundesligës.Verdhezinjtë në fakt kaluan të parët në avantazh me Rojs në minutën e 7-të, pas pasimit të saktë të Nuri Shahin. Kundërpërgjigjja e berlinezëve erdhi në minutën e 23 me Adrian Ramos, ndërsa atëherë kur skuadrat po bëheshin gati për t'iu drejtuar dhomave të zhveshjes një gabim i rëndë në mbrojtje i dha mundësinë Allagui të realizonte golin e dytë për Herthën. Në pjesën e dytë, Borusia e mbylli kundërshtarin në portën e tij, por rrezikoi shumë të ndëshkohej me golin e tretë nëpërmjet kundërsulmit. Pavarësisht rasteve të shumta në portën e Herthës, ndeshja u mbyll 2-1 për miqtë, që arritën fitoren e tetë në kampionat, duke ngjitur disa shkallë në renditje.Në fakt nuk pritej një mbyllje e tillë e vitit nga verdhezinjtë, që me rezultatet e fundit rrezikon të zbresë edhe nga zona Champions. Zhgënjeu edhe Bayer Leverkusen, që del pa pikë nga transferta me Verder Bremenin, duke pësuar humbjen e dytë radhazi pas disfatës në shtëpi me Eintraht Frankfurt.