Formacioni i vitit, "La Gazzetta" harron Messin

Pasi disa nga gazetat më të mëdha Evropiane botuan formacionet  e vitit, nuk kishte si  të mungonte edhe formacioni nga "La Gazzeta dello sport" në Itali.E përditshmja italiane ka formuar një formacion 4-3-3, ku bie në sy mungesa e argjentinasit Lionel Messi. Në portë është Manuel Neuer ai që mundi Gianluiggi Buffon. Me 5 tituj të fituar në 2013-ën, gardiani i kombëtares gjermane ka një meritë të madhe për arritjet e skuadrës bavareze. Në mbrojtje nga krahët janë dy lojtarë të Bayernit të Mynihut, Philip Lahm dhe David Alaba, të cilët plotësojnë katërshen e repartit mbrojtjës me dyshen Subotic-Thiago Silva. Serbi i Borussias së Dortmundit ka zhvilluar një sezon të paharrueshëm që u prish vetëm nga dëmtimi i muajit nëntor, ndërsa braziliani konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të planetit. Mesfusha formohet nga Bastian Schweinsteiger.Në këtë repart është edhe Gyndoghan i Dortmundit, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik. Nga Kampionati anglez është Eden Hazard që i ka bindur të gjithë të "Stamford Bridge", duke u ringritur pas një sezoni të dobët në Londër. Edhe sulmi është dominuar nga kampionati gjerman. Robert Levandovski me katër golat e shënuar në gjysmëfinalen e Champions League kundër Realit të Madridit. Në krah të tij qëndron francezi Franck Ribery që vjen nga një sezon i mrekullueshëm i cili kulmoi me trofeun e Champions League në finalen e Londrës. Nuk mund të mungonte në listën e 11-es më të mirë as Cristiano Ronaldo, njeriu që po vazhdon të shënoj gola pafund.Përveç mungesës së Messit, ajo që bie në sy është edhe mungesa e lojtarëve italian, tregues i situatës aspak të mirë që po kalon Serie A, një kampionat që po zbehet nga shkëlqimi i atij gjerman.