Drogba: Mourinho më ka bërë lojtarë të madh

Futbollisti i Galatasarayt, Didier Drogba, ka deklaruar se trajneri aktual i Chelseat, Jose Mourinho është njeriu që ka meritën më të madhe që ai tashmë është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë. Drogba dhe Mourinho kanë bashkëpunuar në klubin londinez në periudhën 2004/2007, kurse pikërisht strategu ka meritën për transferimin e futbollistit të Bregut të Fildishtë nga Olympique Marseille në vlerën e 24 milionë paundëve."Mourinho në atë kohë erdhi të bisedoj me mua. Më tha se nëse dua të jem i mirë si Thierry Henry dhe Rud Van Nistelrooy duhet të vija në Angli dhe pikërisht në skuadrën e Chelseat. Është e vërtetë se në ligën franceze isha një lojtar i mirë, por Mourinho më ka ndihmuar që të jem njëri nga më të mirët në Evropë. Për këtë arsye me Mourinhon do të shkoja edhe në fund të botës", ka theksuar Drogba, i cili në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve do të luajë kundër ish-skuadrës së tij.Ai më tej ka thënë se Mourinho, i cili u rikthyer në verë në Chelsea, ka arritur që në "Stamford Bridge" ta sjellë mentalitetin e fituesit. "Kualiteti i Mourinhos qëndron tek fakti se nga lojtarët e mirë arrin t'i krijojë kampionët. Atij i pëlqen të fitojë. Ndryshe nga trajnerët e tjerë, vjen në klub dhe thotë se këtu jam për të fituar. Për këtë arsye Jose është i veçantë", ka shtuar Drogba.