Kaka: Dua golin e 100-të, Ancelotti donte të qëndroja

Mesfushori i Milanit, Ricardo Kaka, po kalon një moment të shkëlqyer pas rikthimit te Milani, madje ai mund të shpresojë edhe për një vend në kombëtare.Trajneri i kombëtares, Luiz Felipe Scolari, do të jetë i pranishëm sot në “San Siro” për të ndjekur derbin e Milanos dhe ky është rasti më i mirë që fantazisti të tregojë vlerat e tij.“Të shënoj në derbi për të arritur edhe në kuotën e 100 golave do të ishte një gjë fantastike. Ne nuk kemi gabuar në ndeshjet e mëdha të këtij sezoni dhe jam i sigurt se do të luajmë mirë për të treguar se jemi një skuadër me karakter”, – është shprehur fillimisht Kaka.I transferuar në verë me parametra zero, braziliani rrëfen muajt e tij të fundit në Madrid, duke vijuar: “Ancelotti dëshironte që unë të qëndroja, por Perez bleu shumë lojtarë të tjerë dhe e kuptova se për mua do të kishte shumë pak hapësira. Nga Reali jam larguar me mirëkuptim, sepse vendimin e mora bashkë me Ançelotin”përfindon Kaka.