Kroos: Nuk e vë në dyshim të ardhmen time

Toni Kroos nuk dëshiron që të largohet nga Bayerni. Edhe pse në verë kishte transferime të reja në klubin e Bayernit Mario Gotze, Thiago Alcantara ai u shpreh që kurrë nuk e ka menduar largimin nga bavarezët. Kross ishte i lidhur me një largim në verë nga Bayerni pas ardhjes së Gotze dhe Alcantara. Megjithatë, ai ka qenë pjesë e formacionit bazë të cilin e ka zgjedhur trajneri Pep,dhe ai është i sigurt që do të arrijë të jetë i pazëvendësueshëm."Sigurisht që e kam vënë re atë që është thënë dhe ka pasur shumë mendime të tilla. Por unë kam qenë gjithmonë i sigurt dhe kam pasur disa biseda me njerëz të rëndësishëm. Në fund të,fundit kjo varet nga ajo që unë tregoj në fushë. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam qenë i qetë." - tha mesfushori bavarez. Kross dhe Gotze shpesh herë kanë luajtur së bashku dhe është i kënaqur me ndikimin e tij që e ka bërë ish lojtari i Borussia Dortmund. "Mario është një futbollist fantastik. Unë i thashë atij kur ai u bashkua,se ne do të kemi shumë kënaqësi së bashku. Dhe se do të ishte një sukses me mua dhe me Bayern," tha Gotze.