Venger ka pesë dëshirat për titull
Arsenali e ka vështirë të mbaj kreun në Premier League nëse ndërkohë në ekip nuk sjellë përforcime të reja, veçanërisht në repartin e sulmit. Trajneri Arsene Venger duhet të harxhoj gjatë janarit që të përforcoj ekipin e tij dhe mediat tashmë kanë filluar spekulimet se kush do të vij në Emirates. Madje theksohet se "topçinjtë" tashmë ia kanë vënë syrin pesë emrave, që duan t'i shohin në mesin e tyre. Tifozët thonë se Giroud dhe Bendtner nuk janë të mjaftueshëm në sulm, e Podolski ka kohë që është i dëmtuar. Venger tashmë i ka paratë për blerje, por dilema është se kë do të blejë, pasi tregu në janar nuk ofron shumë mundësi. I pari në listën e Asrenalit është polaku i Borussia Dortmund, Robert Leëandoëski, por a do të pranoj ekipi gjerman që ta shesë atë gjashtë muaj para skadimit të kontratës. Polaku ka dëshirë të ikë në Bayern Munchen dhe kjo nuk është sekret.Diego Costa gjithëashtu është opsion, nëse Atletico Madrid heq dorë ti ofroj kontratë të re. Costa vlen 35 milionë euro. Fernanndo Llorente nuk është aspak afër Londrës, edhe pse emri i tij kohët e fudnit qarkullon shumë te Arsenali. Ekipi londinez duket se ka mundësi më të mëdha për të siguruar kartonat e Ezequiel Lavezzi dhe Stephan El Sharaëy.I pari pritet të largohet sigurt nga PSG, e i dyti nga Milan. Lavezzi kërkohet nga Inter, por Arsenal është një skuadër që për momentin mund ti ofrojë më shumë. Çmimi i Lavezzit është afro 20 milionë euro, që nuk është problem për Arsenalin, ndërkohë që "Faraoni" mund ti kushtoj shumë më lirë, deri në 10 milionë euro. Pritet reagimi i Vengerit.