Rodgers: Dënimi e "zgjoi" Suarezin
Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është shprehur se dënimi i Luis Suarezit prej 10 ndeshjeve nga federate angleze, ishte shumë i rënd për skuadrën por që kjo duke se i ndihmojë atij shumë. Futbollisti urugvajasi ka lëshuar fillimin e sezonit. Mirëpo, pas rikthimit të tij ai "shprehur", duke bërë një lojë spektakolare, nga 11 takime shënoi 17 gola."Suarez ka fituar dashurin e shikuesve pas rikthimit prej 10 ndeshjeve pezullim. Ka qenë shumë e rënd për të kur u dënua, pasi ai është njeri që e dashurin futbollin. Tani pas rikthimit në çdo stërvitje e shoh që është i lumtur dhe punon shumë. Ai është shtylla e skuadrës", tha Rodgers.Suarez pritet të nënshkruar një kontrat të re. Dhe në lidhje ë këtë fakt ka folur edhe trajneri i redsave:"Nuk kam për të thënë asgjë për këtë. Nga ana kontraktuale, me secilin lojtar negociatat janë private. Ne po përqendrohemi në futboll dhe në nivelin e paraqitjeve tona. Mendoj se kontrata do të kujdeset për të. Nuk nxitohemi për momentin, ai është lojtar që duam ta mbajmë këtu dhe të ndërtojmë një ekip të mirë përreth tij në vitet e ardhshme"Suarez në Liverpool erdhi në vitin 2011, nga Ajaxi. Deri më tani ka luajtur 108 ndeshje dhe ka shënuar 68 gola. Për përfaqësuesen e Urugait ka luajtur 71 ndeshje dhe ka shënuar 39 gola. Janari thuhet se vështirë do ta gjej te skuadra e Liverpoolit, pasi që ofertat nga mbarë Evropa e kanë vërshuar atë.