Conte zgjedh heshtjen për shtyp
Juventus këtë fundjavë do të tentojë të arrij fitoren e 9-të radhazi ndaj Atalantës, por nga bardhezinjtë në prqag të ndeshjes ka heshtje. Antonio Conte zgjedh mënyrën më ekstreme për të shprehur protestën e tij personale pas rihapjes së hetimeve në lidhje me trukimet e ndeshjeve të Siena-s kur ai ishte në krye të pankinës së skuadrës toskane. Pak ditë pasi prokuroria e Cremonas lakoi sërish emrin e teknikut bardhezi, ky i fundit vendos të heshtë dhe këtë do ta bëjë edhe në konferencën e shtypit përpara ndeshjes kundër Atalantës, duke zgjedhur mungesën e tij në shenjë proteste. Kjo është një mënyrë e zgjedhur nga vetë trajneri, për të evituar edhe polemikat me mediat e pranishme, të cilat nuk mund ta evitojnë edhe një pyetje rreth kësaj teme që po trazon sërish futbollin italian.Pak ditë më parë, trajneri kampion i Italisë u shpreh se do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të mos lejuar askënd të shkelë mbi emrin e tij. Conte theksoi gjithashtu se në lidhje me çështjen e hetimit të Siena-s, ai ka paguar një herë me pezullimin disa mujor, prandaj ka vendosur të mos flasë më për këtë çështje që në këndvështrimin e tij tashmë mund të konsiderohet e kaluar.Por Konte ka dhënë një intervist për një gazëtën "Hurra" ku ka theksuar se skuadra e Juventusit për momentin nuk mund të jetë sukses në Evropë. Në lidhje me një të afërme të mundshme te Italia ai u shpreh se ky është një synim për të por do të duhet kohë derisa kjo gjë të ndodh.