Bundesliga,do të luhet java e 17-të
Bundesliga sot dhe nesër do të luaj aktin e 17-të të saj dhe të fundit për vitin 2013-të. Bayerni i Mynihut e cila është e impenjuar në Kupën e Botës nuk do të luaj këtë fundjavë. Leverkusen e vendit të dytë do të ketë një ndeshje të vështirë me Verder Bremen. Skuadra e Hipia vjen pas humbjes me Entraktin e Frankfurtin dhe nuk dëshiron për asnjë kusht që të bëjë një tjetër hap falls. Nga ana tjetër Verderi noton në ujëra të turbullta në vendin e 14-të afër rënies nga kategoria dhe do të kërkojë një fitore. Vendasit në 5 takimet e fundit kanë 4 humbje dhe një barazim dhe duket e vështirë që të ndalin aspirinat.Dortmund Herta Berlin pritet të jetë një sfidë shuëm interesante. Skuadra e Klopp vjen pas një barazimi me Hofenhejm dhe klëkrontë rikthehet të fitoret që ka dy javë që nuk e gjen. Herta nga ana tjetër është në një formë shumë të mirë dhe vjen nga dy fitore radhazi që e kanë ngjitur shumë afër zonës Evropiane. Mynshedgladbah-Volfzburg është kryesfida e javës së 17-të e cila do të luhet nesër. Vendasit kërkojnë një fitore për të qëndruar në vendet e para të renditjes ndërsa miqtë kanë një ecuri fantastike në sfidat e fundit dhe e shohin këtë ndeshej si hapin e duhur për të barazuar me Gladbah me nga 32 pikë.