Mourinhon kërkon 3 sulmues
Jose Mourinho i ka shprehur tashmë dëshirat e Krishtlindjeve: në merkaton e janarit do përforcime të reja, kryesisht në sulm ku kërkon një bomber që mund të shënojë mbi 20 gola në sezon. Tre sulmuesit aktual të Chelsea-t: Torres, Demba Ba dhe Eto'o kanë shënuar së bashku vetëm 5 gola në Premier League, ndërkohë golashënuesi i skuadrës është fantazisti Eden Hazard me 6 gola.Tekniku portugez ka paraqitur disa emra presidentin Roman Abramovich mes të cilëve atë të Edinson Cavanit, Hulk dhe Gonzalo Higuain, shkruan portugezja "A Bola". Përsa i përket "El Pipita"-s, duket e pamundur që Napoli të heqë dorë kaq shpejt prej tij duke parë rendimentin e argjentinasit në tre muajt e parë të Serie A. Ai u transferua nga skuadra e Napolit që në sezonine tij të parë ka qenë vendimtar në shumë ndeshje. Portugezi e ka pasur edhe më pa El Pipitënm te Reali ku edhe aktivizohej në shumicën e ndeshjeve si titullar. Kjo lëvizje do të ishte më e mira për Murinjon. Ndërkohë sa I përket Cavanit, uruguajani gjithmonë ka qenë një dëshir e heshtur e portugezit,pasi nuk mundi ta transferoj në kohën kur ishte më galaktikët. Duket I vështirë nënshkrimi më të pasi PSG nuk dëshiron të heq dorë nga ai duke parë që po formon një dyshe shumë të mirë me Ibrën. Sa i përket Hulk fillimisht Murinjo duhet të mposhtë kokurrencën me Interin. Vlera e brazilianit janë të padiskutueshme. Gjithsesi Murinjo është në pritje të një dhurate.