Kupa e Anglisë, kualifikohet United, largohet edhe Totenhem
Manchester Unitedi është kualifikuar në gjysmëfinale të “Capital One Cup” pas fitores prej 2-0 ndaj Stoke Cityt në “Britannia Stadium”.Djajtë e kuq kanë kompletuar katërshen e skuadrave që do të shkojnë në Kapital One Cup. United, Siti, Uest Hemi dhe Sanderlandio do të jenë katër skuadrat gjysmëfinaliste. Adnan Januzaj u la pushim për këtë takim, duke aktivizuar Ashley Youg, i cili mori një top nga Chicharito dhe shënoi nga distanca në minutën e 62-të. Anësori anglez ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, sepse falë asistit të tij, Patrice Evra e dyfishoi rezultatin (78').Në ndeshjen tjetër, Tottenhami ka pësuar humbje para tifozëve të vet me rezultat 1-2 nga West Ham United. Pas eleminimit të Chelseat, skuadra e Totenhemit është supriza më e madhe. Edhe pas shkarkimit të Villas Boas skuadra Londineze duket se nuk po gjen qetësinë, duke bërë paraqitje negative. Emmanuel Adebayor i kaloi Spursat në epërsi (67'), mirëpo Matthew Jarvis (80') dhe Modibo Maiga (85') përmbysën gjithçka.Trajneri i Spërsave, Timn Sherud me humbjen e mbrëmshme duket se humbi edhe shansin për tu bërë trajneri i përheshëm i skuadrës. Ndërkohë është hedhur edhe shorti për dy gjysmëfinalet e “Capital One Cup” në Angli. Manchester City vs Ëest Ham Sunderland vs Manchester United. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 6 Janar ndërsa ato të kthimit më 20 Janar.