Mziu nën akuzë për 800 mijë $, verifikim dokumentacionit të tenderit të rrugës
Task-forca e prokurorisë së Tiranës pritet të kopsisë dosjen për kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, dhe ta mbajë atë në burg pasi gjatë hetimit kanë vërtetuar se ai ka shpërdoruar detyrën. Burime nga organi i akuzës sqarojnë se po verifikohet në mënyrë të detajuar i gjithë dokumetacioni i tenderit të rrugës Valis i Ri-Laknas,ndoshta për të parë nëse ka të tjerë persona të përfshirë.Por deri në këtë moment, sqarojnë të njëjtat burime, nuk ka indicie që të tjerë përsona të jenë të implikuar. Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua mbremjen e të premtes në një lokal në afërsi të Presidencës, ndërsa drejtori juridik i Bashkisë së tij Alti Hoti u shpall në kërkim nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera.Rreth 800 milion lekë të reja ka qënë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milion lekë më pak sesa shumë prej 800 milon lekë.Ndërkohë që aktualisht Mziu ndodhet në paraburgimin e Drejtorisë së policisë Tiranë në pritje për tu njohur më masën e tij të sigurisë nga gjykata e Tiranës. Gjykata e kryeqytetit pasditen e të premtes vendosi ‘arrest me burg’ për Mziun, ndërsa të dielën ai pritet të dalë para togave të zeza për t’iu komunikuar kjo masë. Interesante do të jetë argumentimi i avokatit mbi akuzat e ngritura,e cila pritet rreth paradites së të dielës.