Basha: Rama monolog me akuza e sharje,asnjë reagim për ngërçin e biznesit
Pas deklaratave të bëra nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se vendi shpëtoi nga rruga e rrënimit, kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha tha se Rama u mor vetëm me akuza politike dhe jo me problemet sociale e ekonomike me të cilat po ndeshen qytetarët.Basha në Fb shkruan "Monologu i sotem i kryeministrit plot akuza dhe sharje ndaj opozites. Asnje reflektim per shqetesimin mbarepopullor ne rritje per rritjen galopante te taksave dhe shtrenjtimin e kostos se jeteses. Per ngercin e madh ne te cilin po e fut biznesin e vogel e te madh, qytetin dhe fshatin, me paketen e tij fiskale qe do te shkaterroje mijera vende pune. Asnje fjale pensionisteve, invalideve, shtresave ne nevoje per premtimet e pambajtuara. I vetmi moment sinqeriteti me shqiptaret: nuk do kete vende te reja pune".I pyetur për protestat e shoqërisë civile për paketat fiskale Basha, përgjigjet se PD mbështet çdo formë proteste."Partia Demokratike mbështet fuqishëm çdo organizim dhe çdo protestë të çdo segmenti të shoqërisë civile, profesionistëve, të bizneseve, të pensionistëve, të cilët kanë shqetësime të ligjshme për paketën fiskale dhe buxhetin e propozuar. Ju e dini që Partia Demokratike po organizon një luftë të fortë opozitare për të mundësuar ndryshimet në këtë paketë dhe tërheqjen nga propozimet e rrezikshme që e shtyjnë vendin drejt një krize ekonomike. Padyshim këto shqetësime që kanë të bëjnë me faktin që çdo shqiptar me buxhetin e 2014 do të paguajë më shumë, dhe se jo vetëm që nuk do të ketë vende të reja pune por do të rrezikohen edhe ato ekzistuese, kanë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike. Pra i mbështesim fuqimisht këto protesta dhe natyrisht kur Partia Demokratike të organizojë protesta do ta bëjë këtë në mënyrë të hapur dhe me thirrje të hapura".Gjithashtu Basha tha se me buxhetin e 2014, qytetarët do të paguajnë më shumë nga xhepat e tyre se vitet më parë.