Alegri: Baloteli më mirë së bashku me Matrin
Milani tashmë është mishërimi i një skuadre që duket se ka gjetur grintën dhe ekulibrat e duhura. Në fushën e "San Siros”, Alegri hodhi në fushë një formacion që demostroi karakter dhe shpirt luftarak deri në minutat e fundit, për të siguruar një rezultat 2-2."Ishte një ndeshje e bukur për tifozët, pak më pak për ne. Në pjesën e parë luftuam për ndërtimin e lojës, ndërsa në të dytën ndërtuam më shumë raste për shënim. Shpenzuam shumë energji në Ligën e Kampioneve, dhe e paguam diçka të tillë. Baloteli më i mirë me Matrin? Është normale, që kur ka një tjetër sulmues në krah është më i lirë në veprimet e tij, njësoj si në ndeshjen ndaj Napolit. Kur të vije dhe Honda ndoshta do të luajnë të katër së bashku, më Kaka-n, një lojë që po përmirësohet është një tregues i rëndësishëm".Në fushën e lojës pati edhe polemika për ndëshkimin me karton të verdhë të Montolivos për të cilën më pas u përjashtua dhe vet Alegri."Po vuajmë nga vendimet e gjyqtarëve. Më vjen keq për ekipin që e lashë pa trajner, edhe pse ne vazhduam të bëjmë shumë mirë. Gjithastu më vjen keq dhe për Montolivon që do të humbasë derbin. Ai foli me gjyqtarin sepse është kapiteni i skuadrës. Maikon nga ana tjetër mund të ishte ndëshkuar shumë më lehtë por arbitri nuk e bëri. Në fund nuk kishte si të mungonte dhe një koment për kundërshtarin e Ligës së Kampioneve ndaj Atletiko Madrid:"Unë kam besim. Duhet të bëjmë paraqitje të mira në Ligën e Kampioneve. Atletiko po bën gjëra të mëdha dhe është e para në La liga, por mungojnë ende dhe dy muaj e gjysmë ku ne mund të përmirësojmë shumë gjëra ose mund ti përkeqësojmë".- u shpreh Alegri