Garcia: Jam i lumtur për lojën, jo për rezultatin
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Milanit, për Romën, ka folur tekniku i saj Rudi Garsia. Strategu francez u shpreh i kënaqur nga rezultati."Ndaj Milanit u futëm në fushë vetëm për të fituar, por pas ndeshjes jam i lumtur sepse luajtëm ndaj një skuadre të madhe. Do të doja që të luanim çdo ndeshje me këtë mentalitet.Më pas ai i bën një analizë ndeshjes gjatë një interviste për “La gazzeta dello sport”."Kur ke shumë shanse për shënim duhet të fitosh. Por edhe barazimi në Milano është një rezultat jo i keq. Jam pak i zhgënjyer me lojën e mbrojtjes, por e përsëris jam i lumtur me Romën që hodha në fushë"Tekniku francez më pas ndalet në faktorët që mund të sillnin 3 pikë:" Në pjesën e parë mund të kishim bërë më mirë. Ekipi luajti mirë por gaboi shumë në finalizim. Ajo që çaloi më shumë ishte mbrojtja një ndër pikat më të forta tona. Mund të bënim edhe më mirë se rezultati 2-2, por shpresoj që ndaj Katanias skaudra të reagojë pozitivisht".Më pas ai u shpreh i lumtur edhe për rikthimin e Françesko Totit. Sipas tij kapiteni tashmë edhe pse nuk është në 100 për qindëshin e formës së tij, e bën skaudrën më të fortë. Sa i përket çështjes së titulllit, francezi tha se skuadra duhet të besoj dhe të mos ti humbasë shpresat, e rëndësishme është fitorja në takimin e radhës ndaj Katanias.