Milan i bën dhuratë Juves për krishtlindje
Mbrëmë u mbyll dhe java e 16-të e Serisë A me super ndeshjen mes Milanit dhe Romës e cila dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.Në "San Siro", dy skuadrat dhuruan një futboll të bukur. Verdhekuqtë e Garcias kërkonin një fitore për tu mos tu shkëputur nga Juventusi që kishte marrë arratinë me 6 pikë, por përballë ishte një Milan i uritur për pikë. Kryeqytetasit zhvilluan një lojë më të mirë në fillimin e ndeshjes dhe gjejnë golin e avantazhit në minutën e 13-të me Destron. Milan do të reagonte dhe do të shfaqej e rrezikshme me Emanuelson. Ndërsa në të 29-ën, Zapata riktheu barazpeshën në fushën e lojës teksa u gjend i pambuluar në zonë. Loja do të vazhdonte me një rast të pastër të Romës që shpëtohet në vijën fatale nga Bonera. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.Fraksioni i dytë i lojës do të ishte më i bukur se i pari. Gabriel i hedhur në fushë në vend të Abiatit, rrëzoi në zonë Gervinhon, duke i dhënë goditje nga 11-metërshi verdhekuqve. Strootman nuk gabon dhe Roma është përsëri në avantazh. Pak minuta më pas Zhervinjo shpërdoron një rast të pastër në zonë. Ekip i Garcias kontrollon rezultatin deri në minutën e 77' kur Muntari brenda në zonë çoi në 2-2 rezultatin pas një goditje të fuqishme. Më pas do të ishte Baloteli që me një goditje në zonë bën gjithçka keq duke e dërguar topin jashtë. Në fund do të ishte Zhervinjo që e shënjestron të majtën jashtë katërkëndëshit të Gabriel.Gjithçka u mbyll në barazim, me Romën që mbetet në vendin e dytë me 38 pikë ndërsa Milani në vendin e 10 me 19 pikë.