Kupa e Mbretit, Barcelona mund sërish Kartagjenën

Barcelona ka siguruar një biletë për në turin tjetër të Kupës së Mbretit, teksa mbrëmë ka mundur Kartagjenën 3-0. Katalanasit e kishin të sigurt kualifikimin pasi kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 4-1, ndaj sfidën e dytë e kishin thjeshtë një formalitet."Kamp Nou" si gjithmonë krijoi një atmosferë spektakolare. Gerardo Martino zgjedh të hedh nga minuta e parë edhe disa titullar ku spaksin Neymar dhe Fabregas. Kartagjena u mbrojtë mjaft mirë në gjysmëfushën e saj madje shfaqej e rrezikshme, ku në një rast nga një goditje e lirë Pinto ju fal vetëm shtyllës së djathtë. Ekipi Martinos e kishte të vështirë të gjente motivimin e duhur për të arritur te goli. Goli i parë do të vinte vetëm në minutën e 30-të, ku autori i saj ishte Pedro.Në pjesën e parë Barcelona nuk shënoi më, dhe në të dytën "fytyra" e ndeshjes nuk ndryshoi shumë, me Kartagjenën që mbrohej mirë, e Barcelonën që mjaftohej më shumë me qarkullim topi, deri në minutën e 68-të të paktën, kur një top i goditur nga Tello pati dhe një devijim të mbrojtësve miq, duke përfunduar në rrjetë. Gjithsesi deri në fund, do të kishte një gol edhe për Neymar që shënoi për të tretën ndeshje radhazi, duke çuar rezultatin në 3-0 për Barcën dhe 7-1 në total në të dyja sfidat. Rezultat që i lejon tashmë blaugranat, në fakt do t'i kishte lejuar dhe po të ishe më pak i thellë, për të kaluar në raundin tjetër ku do të përballet tashmë me Getafen.