Mourinho : Duhet të fitojmë, jo të luajmë bukur

Pas skualifikimit nga “Capital One Cup”, trajneri i Chelseat, Jose Murinhio, është shfaqur shumë i shqetësuar për performancën e skuadrës së tij. Blutë dominuan pjesën më të madhe të lojës por në fund të kohës së rregullt u barazuan, ndërsa në shtesë pësuan një gol sërish në fund. “The Special One” në reflektimin pas ndeshjes pohoi se ndoshta diçka duhet ndryshuar në skuadrën e tij."Diçka duhet korrigjuar, por mendoj se më shumë duhet parë reagimi dhe jo pësimi i golave. Kur ke një skuadër shumë ofensive që nuk është në gjendje të shënojë mjaftueshëm për të fituar, atëherë ndoshta duhet menduar që ajo të bëhet më mbrojtëse, të pësojë më pak gola dhe të fitojë. Por nuk është kjo ajo që dua sepse në mendje kemi diçka tjetër në ndërtimin e ekipit. Duam evolucion sipas stilit që kemi aktualisht".Më tej portugezi shtoi se nuk mjaton të jesh skuadra që luan futbollin më të bukur por ajo që fiton.Ndërkohë kolegu i teknikut portugez, Gus Poyet, ia dedikoi suksesin e Sunderland të gjithë tifozëve të skuadrës, duke theksuar se motivimi nga kjo ndeshje e fituar kundër Chelseat duhet shfrytëzuar për të bërë kthesën në Premier League. Pas 16 javësh në kampionatin anglez, Sunderland gjendet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 9 pikë.