Monaco ëndërron Conten
Antonio Conte në shënjestrën e Monacos.Sipas “Sport mediaset”, pronari rus, Dmitris Rybolovlev, një prej njerëzve më të pasur të botës, kërkon trajnerin e Juventusit për një projekt ambicioz, të fitojë Champions League. Cari Rybolovlev, siç ja kanë ngjitur nofkën, do të kërkojë ta bindë teknikun që të shkojë në principatë me milionat e tij, një pagë faraonike por dhe çek të bardhë për merkaton. Edhe e përditëshmja torineze, "Tuttosport", historikisht pranë Juventusit shkruan se Conte është i indikuari numër një për të zëvendësuar Ranierin në stolin e Monaco.Ish trajneri i Romës dhe Interit por luan shanset për Ligue 1 me PSG e Lillë, por nuk e bind Rybolovlev që e kishte vënë në diskutim që verën e kaluar. Oligarku rus kërkon një emër të madh ndaj dhe ka menduar për Conten me një objkektiv të vetëm në mendje, kupën më të rëndësishme të kontinentit në nivel klubesh, trofeun e Champions.Por klubi bardhezi duhet të bëjë kujdes edhe nga Manchester United që po merr në konsideratë kandidaturën e trajnerit kampion të Italisë, për të zëvendësuar Moyes e madje sipas spekulimeve të disa prej mediave britanike edhe Ferguson ka dhënë ok për këtë ndryshim kursi në drejtim.Monaco nga ana e saj synon edhe një tjetër juventin, Bonuccin. Për mbrojtësin është gati një ofertë e rëndësishme prej 3 milionë Eurosh në sezon.