Beckenbauer: Bayerni i takon një tjetër niveli

Franz Beckenbauer mendon se Bayerni i Mynihut qëndron në një tjetër nivel futbollistik, teksa kampionët e Europës arritën finalen e Botërorit të Klubeve me fitoren bindëse 3-0 kundër kinezëve të Lippit, Guangzhou Evergrande. Ribery, Mandzukic e Gotze ishin ata që nuk gabuan para portës, pa llogaritur edhe disa raste të tjera që mund ta kishin bërë edhe më të thellë triumfin e bavarezëve. Legjenda e Gjermanisë foli me elozhe për Bayernin, që kërkon dhe është shumë pranë titullit të pestë të vitit 2013."Besoj se kundërshtarët që kishim përballë janë më të mirë nga sa luajtën në këtë takim, por Bayerni i përket një niveli tjetër" -tha Bekenbauer për Goal.com.Edhe Philipp Lahm, entuziast pas këtij suksesi, përgëzoi skuadrën për lojën e bukur përballë Guangzhou. Kapiteni theksoi se Bayerni është i vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj aventure dhe të kthehet në shtëpi me trofeun e Botërorit të Klubeve. Për Lahm, e veçanta për lojtarët e Bayernit qëndron te fakti se asnjëri prej tyre nuk ka luajtur më parë në këtë kompeticion.