Sunderland përmbys Chelsean, City kalon pa probleme

Sunderlandi ka qenë supriza më e madhe e mbrëmjes së djeshme në ndeshjet e “Capital One Cup”.Pjesa e parë prodhoi pak emocione teksa të dyja skuadrat nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës duke shkuar në pushim në barazim të bardhë. Me fillimin e pjesës së dytë, Lampardit ju deshën vetëm 40 sekonda për të gjetur avantazhin pas një asisti të dhuruar nga Azpilikueta. Eto më pas do të kishte dy raste të pastra por fati nuk ishte me të. Kur pritej që blutë e Londrës të kalonin në raundin tjetër do të ishte italiani, Fabio Borini që vendos barazpeshën dy minuta nga fundi i lojës. Pas këtij goli, loja do të shkonte në shtesë. Atje ku Sanderland duket se ishte më i freskët ndërsa Chelsea më shumë e kishte mendjen te ndeshja me Arsenalin në kampionat. 1 minutë nga përfundimi i shtesës, Sang Yong Ki do të shënojë dhe golin e fitores duke ngritur peshë tifozerinë e maceve të zeza.Manchester City ka arritur një fitore të lehtë 3-1 ndaj Leicester City-it. Duke arritur të kualifikohet për në finale në “Capital One Cup”. Sinjalin e parë për miqtë do ta jepte Rodwell po portieri i skuadrës nga Championship do të ishte i saktë. Në minutën e tetë, Aleksandër Kolarov do të shënonte një super gol nga goditja e dënimit duke e dërguar topin në cepin e portierit Manone.  Edin Dzeko dhe Rodwell do të gabonin më pas në dy raste shumë të pastra, ndërsa boshnjaku do ta përmirësoi shënjestrën në minutën e 41-të pas një goditje me kokë. Në fraksionin e dytë të lojës, Dzeko do të shënonte dhe golin e dytë personal në minutën e 53-të pas një asisti të dhuruar nga Milner. Lloyd Dyer, shënoi golin e nderit për ekipin vendas në minutën e 77-të.