Manuel Pellegrini: Barcelona nuk është e lumtur që luan ndaj nesh

Pas fitores shumë domethënëse në mesjavë ndaj Bayernit të Mynihut, në fundjavë erdhi edhe një tjetër fitore tenistike ndaj Arsenalit, gjë që dëshmon forcën e jashtëzakonshme të Sitit. Skuadra e cila drejtohet nga Pellegrini duket se është në formën e saj më të mirë dhe në fazën e 1/16 -ve do të luaj ndaj skuadrës së Barcelonës. Trajneri spanjoll Pelegrini është i bindur se kampionët e Spanjës s`janë aspak të lumtur me këtë short."Besoj se Barcelona duhet të jetë shumë e shqetësuar që do të luajë kundër nesh, sepse Manchester City nuk është skuadra e dy viteve më parë. Nëse dëshiron të arrish majat, duhet të mposhtësh skuadrat më të rëndësishme. Fitorja e fundit në grup ndaj Beyrnit na ka dhënë shumë besim."Kiliani ishte i shqetësuar për dëmtimin që pësoi në pulpë gjatë fundjavës së shkuar futbollisti argjentinas Sergio Aguero, që konsiderohet pika kryesore e sulmit të Citizens. 25-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave të paktën një muaj, por pritet të kthehet në dispozicion të Pellegrinit në përballjen e parë ndaj Barcelonës në fund të Shkurtit.Skuadra angleze u kualifikua për herë të parë në fazën e 1/8 pasi e mbylli grupin në kuotën e 15 pikëve, sa Bayerni i Mynihut, por u rendit i dyti për shkak të golaverazhit më të dobët në përballjet direkte me kampionët e Gjermanisë. Ndërsa në këtë sezon të Premier Ligë, pas një starti me luhatje, Manchester City është skuadra e vetme që i ka fituar të gjitha ndeshjet brenda. Formacioni i Pellegrinit është gjithashtu ekipi që ka shënuar më shumë gola, plot 47, në vetëm 16 javë, me një mesatare thuasje 3 gola për ndeshje.