Hidhet shorti i Championsit, duele ferri për Barcelonën dhe Bayernin
Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën 1/8 të Uefa Champions League.Ceremonia u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, Drejtori i garave Giorgio Marchetti dhe Ambasadori i finales Luis Figo. Ashtu siç pritej, kjo fazë e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë do të dhurojë emocione dhe spektakël pa fund duke parw edhe përballjet që dhuruan goglat mesditën e sotme.Spikasin përballjet Manchester City-Barcelona. Blaugranët do të kenë një sfidë shumë të vështirë duke parë edhe formën e jashtëzakonshme që po kalon skuadra e Pelegrinit, që në ndeshjen e fundit në grup gjunjëzoi edhe Bajernin.Arsenal-Bayerni i Mynihut është super ndeshja tjetër që vendos përballë kryesuesen e Bundesligës me kryesuesen e Premier Ligës. Topçinjtë po bëjnë një sezon për tu pasur zili, ndërsa spikat rikthimi i Ozil si kundërshtar i bavarezve ku e ka bërë edhe më parë por me bluzën e Verder Bremen.Një tjetër duel shumë interesant është edhe ndeshja mes Milanit dhe Atletiko Madrid. Kuqezinjtë do të kenë një duel shumë të vështirë duke parë që Atletiko po bënë një sezon të jashtëzakonshëm ku udhëheq se bashku me Barcelonën La Ligan. Ndërkohë që Milani mes vuajtjeve në kampionat por edhe me petkun e një skuadre me shumë eksperiencë do të tentojë të arrijë në fazën tjetër.Gallatasarai kundërshtarja që eleminoi Juventusin do të luaj ndaj Chelseat të Jose Murinjos. Në një duel që premton spektakël. Portugezo do të ketë përballë dy nga lojtarët e tij të preferuar Drogba dhe Shanjder me të cilin ka fituar tripletën me Interin. Me fat Manchester United i Adnan Januzaj që do të ketë përballë grekët e Olympiakos dhe për Real Madrid që do të ketë përballë gjermanët e Schalke 04. Ndeshjet e para do të luhen më 18/19 shkurt dhe 25/26 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 11/12 mars dhe 18/19 mars.Shorti për çerekfinalet do të hidhet më 21 mars, ai për gjysëmfinalet më 11 prill në po të njëjtën orë, ndërsa finalja e madhe luhet më 24 maj në Stadiumin "Da Luz" të Lisbonës.