Napoli mund lehtësisht Interin
Pas eleminimit nga Liga e Kampioneve, Napoli i ka demostruar forcën e saj një prej pretendenteve për tu ngjitur në zonën Chamions, Interit.Të kaltrit fituan 4-2 në një sfidë që prodhoi shumë emocione. Benitez dhe Mazarri u përballën për herë të parë me skuadra që kanë drejtuar më parë. Napoli e nisi më mirë ndeshjen teksa Gonzalo Higuain shënon golin e parë. Më pas ndeshja do të bëhej akoma më e bukur. Kambiaso do të gjente golin e barazimit në minutën e 35-të, por Mertens vetëm pas katër minutash i ngrinë buzëqeshjen zikaltërve.Në minutën e 41-të ishte Dzemaili që u duk sikur mbylli sfidën për Napolin me golin e 3-1, por Nagatomo shkurtoi diferencën pas një assisti të dhuruar nga Guarin. Në pjesën e dytë, Inter e kërkon me më shumë ngulm golin por Guarin dhe Palasio nuk janë të saktë përballë portës. Ndërkohë që në minutën e 70-të, ekipi i Mazzarrit, mbeti me 10 vetë në fushë pasi Alvarez u largua me të verdhin e dytë pas një topi të prekur me dorë në mesfushë. Një penalizim i rëndë për zikaltërit, që duhet të bëjnë llogaritë dhe me mungesat për derbin me Milanin.Inferioriteti numerik pati pasoja te Interi, që pësoi dhe të katërtin në minutën e 81-të me Callejon. Humbja për Interin mund të merrte përmasa më tragjike në minutën e 92-të, por Goran Pandev gaboi nga pika e bardhë. 4-2 do të ishte dhe rezultati final i kësaj ndeshjeje, me Napolin, që rigjen fitoren në shtëpi në kampionat pas një mungese të gjatë ndaj zikaltërve.