Liverpuli shkatërron, Suarez në super formë
Liverpooli është i pamëshirshëm në sfidën më të bukur të javës së 16-të duke turpëruar Tottenhamin para tifozëve në White Hart Lane me rezultat 5-0.Goli i parë do të shënohej nga Luis Suarez që në minutën e 16-të, kur pas një driblimi mposhti francezin Loris, i cili në pjesën e parë të takimit ishte më i miri në radhët e Tottenhamit, duke mbrojtur disa gola të sigurt. Në minutën e 37-të ai u mposht për herë të dytë, kësaj radhe nga Henderson, i cili shënoi pasi portieri francez pas dy tre pritjesh nuk mundi të ndal në fund edhe goditjen e tij.Edhe në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë te londinezët, të cilët madje nga minuta e 63-të mbeten pa Paulinhon, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Suarezit. Golin e tretë e shënoi mbrojtësi i Liverpoolit Flanagan, në minutën e 75-të, ndërsa Suarez në minutën e 84 i dërgoi shifrat në 4-0. Për katastrofën e lojtarëve të Andres Villas-Boas u përkujdes Sterling në minutën e 89-të. Me këta dy gola Suarez është ne vendin e parë në listën e golashënuesve në Premier League me 17 gola, pa harruar faktin se në javët e para ai ka vuajtur pezullimin nga sezoni i shkuar.Pas kësaj fitore, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me 33 pikë të, aq sa ka edhe Chelsea në vendin e tretë, ndërsa Arsenali me gjithë humbjen e thellë (3:6) kundër M. Cityt e ruan kreun me 35 pikë.