Fitojnë Barcelona dhe Atletiko, ndalet Reali

Barcelona dhe Atletiko Madrid këtë fundjavë kanë bërë detyrën teksa kanë fituar takimet e tyre të radhës përballë Vilarealit dhe Valencias. Ndërkohë që bie në sy barazimi i Realit në transfertë me Osasunën. Pa Mesin dhe Dani Alvesh në dispozicion, dhe me Pyjol, Maskerano dhe dhe Xavi Hernandez në stol, kampionët e Spanjës hasën vështirësi në fazën mbrojtëse, dhe i falen vetëm një formë të shkëqyer të Neymar që shënoi dy gola.Blaugranët kaluan në avantazh në minutën e 30 me Neymar, i cili shndërroi në gol 11 -metërshin e dhënë pas një prekjeje ndoshta të pavullnetshme në zonë. Pjesa e dytë nis menjëherë me gol për miqtë, që realizojnë me Muscchio nga zhvillimet e një goditje këndi. Pas këtij goli ato do të besonin më shumë, por nuk arrijnë të shënojnë një tjetër gol. Katalanasit reagojnë dhe krijojnë raste të pastra me Fabregas dhe Neymar. Presioni i katalanasve shpërblehet me gol në minutën e 68 po nga Neymar, që nuk e ka të vështirë të tundë rrjetën për herë të dytë pas një aksioni model. Andres Iniesta ju afrua golit në minutën 82-të.Atletiko Madridit është e pandalshme. Skuadra e Simeones mundi Valencian në superndeshjen e javës së 16-të. Me anë të yllit të saj, Diego Costa, që shënoi një dygolësh. Trajneri Simeone kërkonte me ngulm tre pikë ndaj hedh në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, ku në vijën e parë do të jenë Villa dhe Diego Costa. Valencia ishte e mirëvendosur në pjesën e parë, dhe Los Colchoneros e kishin shumë të vështirë të gjenin hapësira në 45 minutat e para pavarësisht disa përpjekjeve sporadike të Costës dhe Thiagos. Në pjesën e dytë për të zhbllokuar rezultatin mendoi Diego Costa në minutën e 59-të duke ngritur peshë "Vicente Calderon".Për të dyfishuar rezultatin mendoi Raul Garcia që shënoi në minutën e 64-të. Diego Alvesh në minutën e 74-të i pret një penallti Diego Kostës. Po braziliano-spanjollli më pas do të shënonte edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën.Pas javës së 16-të Barcelona dhe Atletiko Madrid udhëheqin klasifikimin me nga 43 pikë, ndërsa Reali ndodhet 5 pikë larg.