Rritja e akcizës së duhanit, OBSH rekomandon përafrim me vendet europiane

Akciza e duhanit do të rritet me 20%. Pra një paketë do të kushtoj 20 lekë më shumë se çmimi aktual. E njëjta gjë do të ndodhë edhe më pijet alkoolike. Nga mazhoranca kjo është parë si një vendim që do të ndikojë në uljen e duhan pirësve dhe në rritjen e buxhetit të shëndetësisë me gati 1.7 miliardë lekë.Por ulja e numrit të duhanpirësve nuk u arrit pavarësisht taksaforcave të ngritura që në 2007 në bazë të ligjit. Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në cilësinë e deputetit të LSI u shpreh në komisionin e shëndetësisë së OBSH-së, ka rekomanduar përafrim të taksës së duhanit me vendet europiane.Nuk ka studime sesa mund të ulet numri i duhanpirësve në rast të rritjes së akcizës së duhanit, por fakt është se 37% 18-vjeçarëve janë duhanpirës. Shifër kjo e konsideruar si alarmante edhe nga OBSH.Ligji antiduhan nuk qe efektiv në këtë drejtim, për këta arsye ekspertët u shprehën optimist se me rritjen e akcizës do të ketë ulje të numrit të duhanpirësve edhe pse rezultatet do të shihen në pranverën e vitit që vjen.