Tahiri në komisionin e sigurisë: Jo koalidim makinave që nuk kanë paguar gjobat
Krahas pengimit që i bëhet automjeteve për të mos kaluar pikat kufitare për mospagesën e gjobave,tani e tutje asnjë qytetar nuk do të mund të kryejë kolaodimin e makinës së tij nëqoftëse se ai rezulton me gjoba të pashlyera.Kjo është masa më e re që pritet të marrë Ministria e Brëndshme në bashkëpunim me Ministrinë e Trasporteve me qëllim disiplinimin e kësaj situatë, ku mendohet që janë të pambledhura rreth 5 milion euro.Ministri Saimir Tahiri në raportimin e tij përballë Komisionit të sigurisë për buxhetin e vitit 2014,sqaroi se mbi 50 % e gjobave nuk vilen.Një pikë tjetër ku u ndal Tahiri ishin borxhet e mëdha të trashëguara nga qeveria paraardhëse, ku një ndër to është shpërblimi i fëmijëve të porsalindur, që nuk jepet që nga viti 2008 dhe borxhi arrin deri në 5 milion dollarë. Ndërsa mendohet që ky shpërblim të hiqet dhe të kalojë si investim në gjendjet civile.Të gjithë këtë raportim Ministri e bëri pa opozitën në këtë komision, pasi ata u larguan në shenjë proteste për mosraportimin e Ministrit për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku në kufirin shqiptaro-grek.