Haxhinasto me ambasadorin turk: Të hapur për kontrata koncesionare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2013, 11:09
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto është takuar sot me Ambasadorin turk Hidayet Bayraktar.Në fjalën e tij, ministri Haxhinasto theksoi se investimet turke janë të mirëpritura në vepra të rëndësishme infrastrukturore.Ai shtoi se Shqipëria është porta e Korridorit të 8 ndërsa shtoi se investitorët turq janë ttë interesuar për hekurudhat, portet dhe aeroportet.Haxhinasto theksoi më tej se ministria e transporteve është e hapur për kontrata koncesionare për investitorët turq.