Berisha: Rritja e çmimit të naftës ogur i zi për shqiptarët, u rrëmben nga xhepat mld euro
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka kritikuar sërish paketën fiskale të qeverisë Rama. Në rrjetin social facebook, Berisha në komentin e tij është fokusuar kryesisht në rritjen e çmimit të naftës, duke e vlerësuar një ogur të zi per shqiptaret pasi do t’ju rrëmbejë nga xhepat e tyre miliarda euro. Sipas Berishës eksperienca tregon se siç ndjek bloza tymin e zi ndjek reçesioni rritjen e çmimit te naftes. Nga 12 reçesione qe ka pesuar ekonomia amerikane ne 100 vitet e fundit, 11 prej tyre jane gjetur te lidhura me rritjen e çmimit te naftes.“Te dashur miq, me paketen e re fiskale, qeveria ka vendosur rritjen me 120 leke per liter te çmimit te naftes dhe kjo e bene Shqiperine te renditet ne 10 vendet me çmimin e naftes me te larte ne bote. Pasojat e kesaj rritje shume shpejt do provohen te kobshme per ekonomine dhe familjet shqiptare.Eksperienca tregon se siç ndjek bloza tymin e zi ndjek reçesioni rritjen e çmimit te naftes. Nga 12 reçesione qe ka pesuar ekonomia amerikane ne 100 vitet e fundit, 11 prej tyre jane gjetur te lidhura me rritjen e çmimit te naftes.Tregu i naftes eshte tregu me ndikimin me te fuqishem ne te gjitha tregjet e tjera. Studime te shumta kane faktuar se rritja e çmimit te naftes eshte e parikthyeshme. Ajo ka si pasoja te sigurta:-Uljen e rritjes ekonomike dhe reçesionin-Rritjen e kostos per njesi prodhimi-Rritjen e inflacionit-Uljen e investimeve ne teresi-Rritjen e çmimit te ushqimeve dhe te gjitha çmimeve te tjera-Falimentimin me shumice te ndermarrjeve private-Ndryshimin e struktures se ekonomise-Ritjen e sigurte te papunesise- Uljen e rrogave dhe uljen e fuqise blerese- Renien e te ardhurave buxhetore”shkruan Berisha.Me te gjitha keto rritja e çmimit te naftes do tu kushtoje tani e ne vazhdim qytetareve shqiptare miliarda euro nga buxhetet e tyre familjare, shton Berisha, dhe kjo sipas tij nuk duhet lejuar te ndodhe.