Ministri Cani mbron buxhetin, lë të kuptohet se mund të ketë thellim të borxhit

Ministri i Financave, Shkelqim Cani, ka raportuar para komisionit paralmentar te ligjeve, persa i perket buxhetit te vitit 2014.Cani tha se ky buxhet eshte mjaft fliksibel, ndersa sipas tij eshte rene dakort me FMN dhe BB, se neqoftese ekonomia nuk performon pozitivisht, jane ato institucione qe do te mbeshtesin stimulin e saj, çka la te kuptohet se mund te kete thellim te borxhit.Nderkohe ka qene ish-Ministri i Shendetesise, deputeti i LSI-së Petrit Vasili, që e cilesoi si te gabuar parashikimin se zerimi i TVSH-së per barnat sjell uljen e çmimit te tyre.Pas largimit te Ministrit, diskutimi ne komisonin te ligjeve ka vijuar me drejtoreshen e buxhetit ne Ministrinë e Financave, Mimoza Dhembi. Ajo pranoi se ne krahasim me vitin 2013, ndonese qeveria e re i kishte shpallur prioritet, fondi per ish te perndjekurit parashikon 2 miliardë lekë më pak.Dhembi tha se lenja e mandateve te deputetit nga ana e Ministrave, por dhe shtimi i Ministrive nuk eshte barre per administratën, pasi sipas saj kjo kompensohet fale reformes, ku parashikohet te ulet me 30 % numri i te punesuarve ne administrate.