Itali, Mimi Kodheli në RaiUno: Ja ç'vend është sot Shqipëria
"Një grua në mbrojtje". Kështu është hapur intervista me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli , në emisionin "Italia in Diretta", në televizionin Rai Uno. E pyetur nga gazetari Franco di Mare se ç'vend është sot Shqipëria dhe çfarë roli luan gruaja në këtë shtet, Kodheli u shpreh:"Në qeveri jemi 6 gra ministre, por është gjithmonë kjo luftë dhe s'është e lehtë, edhe duke bërë thjesht politikanen s'është e lehtë, për një grua që drejton Ministrinë e Mbrojtjes, gjithashtu. Ky shekull do jetë ai i grave, të cilat kanë një forcë të madhe si në politikë ashtu edhe në shoqëri".Pyetjes së gazetarit në lidhje me luftën e anti-trafikut të drogës mes dy vendeve, arsyeja edhe pse Ministrja Kodheli ndodhet në Itali me ftesë të homologut të saj,Murio Mauro, ajo u përgjigj:"Ka një rritje bashkëpunimi mes dy shteteve, ka një funksionim më të mirë, unë jam këtu dhe për këtë çështje, për një task force anti-drogë . Trafiqet janë një problem jo vetëm mes Italisë dhe Shqipërisë, por dhe vendeve të tjera. Italia dhe Shqipëria janë dy shtete europiane, të NATO-s, ku s'duhet të kalojnë trafiqe që kanë të tilla probleme".Ndërsa në fund të intervistës Ministrja e Mbrojtjes bëri një thirrje për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali."Përshëndes me dashuri gjithë shqiptarët dhe i ftoj të jetojnë në Shqipëri. Ne qeverinë në Shqipëri e kemi quajtur qeveri e gjeneratës tjetër".