Hiqet taksa e biznesit të vogël, debate në komisionin e ekonomisë, opozita kundër

Hiqet taksa për biznesin e vogël.Projektligji është miratuar në komisionin e ekonomisë dhe financave midis debateve të shumta. Sipas zv.ministrit të Financave, Erjon Luci, heqja e kësaj takse do të ketë një efekt prej mbi 1 miliard lekë në buxhet.Ish-kreu i Financave e kundërshtoi një fakt të tillë, duke argumentuar se kjo do të sjellë pasoja më të rënda duke rritur informalitetin dhe do dëmtojë biznesin e vogël.Të gjithë ata qytetarë që kanë në pronësi një banesë do të paguajnë më shumë taksa dhe parashikohet që taksa për banesat nga 15 lekë për metër katror të bëhet 30,ndërsa dyfishohet për ata që kanë një shtëpi të dytë.Gjithashtu komisioni i ekonomisë miratoi edhe për heqjen e TVSH-së për hidrokarburet dhe barnat.