Merkel: Shqipërisë i duhen ligje të mëtejshme për reformat
Në deklaratën e saj të parë pas formimit të kabinetit qeveritar, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, duke u prononcuar për politikën evropiane, shprehu rezerva lidhur me procesin e hapjes së negociatave të antarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë.Shqipëria, sipas mendimit të kancelares Angela Merkel ende nuk mund të shpresojë për bisedimet e antarësimit në BE.“Fillimisht duhet të vendosen ligje të mëtejshme për reformat, tha kryetarja e partisë kristiandemokrate (CDU). "Samiti i BE-së të enjten dhe të premten (19. - 20.12) do ta shqyrtojë këtë çështje. Gjermania dhe BE-ja do të vazhdojnë ta mbështesin qeverinë në Tiranë në përpjekjet e saj për reformat, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit” shtoi më tej ajo.Nga ana tjetër Merkel, ashtu si edhe Komisioni i BE-së më parë, vlerësoi përparimet e dukshme të Serbisë në procesin e afrimit me standardet e BE-së. “Eshtë e rëndësishme, që në janar të mund të zhvillohet një konferencë e parë me Serbinë për bisedimet e antarësimit. Me një hap të tillë do të vlerësohen reformat në ish-republikën jugosllave si dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën. Procesi i antarësimit në vetvete do të kërkojë vite” shtoi Merkel.Një ditë më parë edhe ministrat për Evropën të 28 vendeve anëtar të BE-së rekomanduan në Bruksel shtyrjen e procesit për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Për këtë do të vendoset në samitin e BE-së në qershor të vitit të ardhshëm."Unë kam shumë besim se ne jemi në rrugën e duhur për takimin në qershor" tha dje komisioneri Stefan Fyle.