Shtyrja e statusit, Bregu: Me këtë buxhet nuk e marrim as në qershor

Pa surpriza, mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Integrimit kanë debatuar për refuzimin e statusit kandidat për Shqipërinë një ditë më parë edhe pse mbledhja zhvillohej për buxhetin e 2014.Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shprehu mirënjohje për çfarë vendet anëtare vlerësojnë deri tani dhe njëkohësisht deklaroi se qeveria do vijojë përmbushjen e reformave për të arritur statusin dhe më tej çeljen e negociatave. Rritja e buxhetit për këtë Ministri me 65% krahasuar me 2013, sipas Gjoshës do e lehtësojë punën.“Ky buxhet do të kontriubojë drejtpërdrejt edhe në 5 prioritet kyçe që ata kërkojnë, që ti përshpejtojmë dhe ti plotësojmë me korrektësi ashtu siç e kanë vendosur ata në progres raportin"- tha Gjosha.Por sipas opozitës, sinjalet nuk janë aspak optimiste. Deputetja, Majlinda Bregu, tha se situata ekonomike që do të prodhojë buxheti dhe paketa fiskale e qeverisë do të shtojnë skepticizmin e vendeve anëtare të BE, duke rrezikuar statusin dhe në qershorin e vitit të ardhshmëm."Të gjitha gjasat janë që me këtë buxhet, paketa fiskale që qeveria ka përgatitur ne në qershor të kemi shtuar numrin e vendeve skeptike se Shqipëria nuk është në gjendje të ruajë stabilitetin ekonomik, gjë që është sot në një ndër shtyllat themelore të vëzhgimit që vendet anëtare i bëjnë vendeve që duan të anëtarësohen në këtë proçes"- tha Bregu.Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave të BE vendosi që të marrë kohën e nevojshme deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm për të parë dhe vlerësuar progresin e Tiranës zyrtare në reformën në drjetësi, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.