Biznesi i huaj i ashpër me qeverinë: Erdhëm për taksën e sheshtë, do të largohemi

Investitoret e huaj, jane akoma me te ashper sesa vendasit, por dhe njezeri kunder paketes fiskale te qeverise. Dhoma Britanike e Tregtise , ajo Austriake dhe Kandeze, ne tryezen konsultative te opozites, e cilesuan si jo te duhur ndryshimin e sistemit fiskal, pasi sipas tyre demton rende klimen e favorshme per investimet.Per Shoqaten e Biznesit AustriaK, ne 2014 nuk behet fjale per investime te reja, por mund te kete dhe largim te tyre, pasi sipas perfaqesuesve ata u thirren per te investuar me nje taksë prej 10%.Shoqata e Investitoreve te huaj ne Shqiperi, pranoi se rritja e taksave eshte problem, por sipas tyre akoma me shqetesuese paraqitet korrupsioni, por dhe polemikat mes politikes.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi degjoi palet e interesuara, tha se buxheti the paketa fiskale i ve flaken ekonomise se vendit.“Taksa e sheshtë, jo vetëm e ka justifikuar veten, por e ka tejkaluar pritshmërinë, sepse shifrat vijnë nëvitet më të vështira me efektet më të egra të krizës që përfshiu botën dhe rajonin. Nuk janë arritje në kushtet me erën e mbare, por të një furtunë të vërtetë ekonomike”tha Basha.Ndersa nenkryetari demokrat i komisionit te ekonomise, tha se brenda 6 muajsh qeveria do te rrisë serish taksat.