Zbulohet mashtrimi 26 mln euro, TVSH me kompanitë fantazmë, pranga 8 pronarëve
Pas arrestimit të 5 punonjësve të tatim-taksave të Tiranës pasi kishin mashtruar me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit 5 milion euro dëm, një tjetër super-skandal ka dalë në dritë, por shifrat e abuzimit janë shumë herë më të mëdha.26 milion dollarë mendohet që është shuma që disa kompani të njohura në Tiranë dhe rrethe, të cilat kanë përfituar si pasojë e rimbursimit të TVSH-së.Mashtrimi funksiononte duke ngritur kompani fantazëm, të cilat nuk kanë kryer asnjë lloj aktiviteti, blerje, shitje apo transaksione të tjera dhe më pas duke shpallur falimentin.Hetimet janë kryer nga drejtoria e hetimit tatimor në bashkëpunim me tashk-forcën e prokurorisë,të cilët kanë arritur të vërtetojnë mashtrimit e kryer. Prokuroria ka lëshuar 8 urdhër arreste, të cilat janë ekzekutuar nga policia.Bëhet fjalë për shtetasit Avni Hoxha, Gjergj Lami, Ilir Allmeta, Josif Kadria, Ramiz Veizaj, Kadri Rama, Robert Hoxha.Ndërsa ditën e djeshme është arrestuar Hava Muçollari, e cila ka marrë masën e sigurisë arrest shtëpie.Të gjithë këta të arrestuar janë administratorë të disa kompanive të njohura nëpër Shqipëri, ndërsa priten edhe arrestime te tjera, të cilat do të mund të zbardhin mashtrimin e këtij super-skadali.Burimet nga policia bëjnë me dije se hetimet kishin disa muaj që kishin nisur dhe janë finalizuar dy ditët e fundit me 8 arrestime. Të njëtat burime saktësojnë se ky është vetëm fillimi i këtij aksioni,pasi janë të firmosur 20 urdhër-arreste të cilat pritet të ekzekutohen në ditët në vijim.Policia jep detaje për arrestimetPas një hetimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, është arritur të zbulohet një skemë e madhe mashtruese me rimbursimin e TVSH, e cila dyshohet se arrin në vlerën e rreth 26 milionë dollarëve.Në kuadër të këtij hetimi, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e “arrestit me burg”, për disa persona, administratorë dhe punonjës të disa kompanive që ushtronin aktivitetin në mënyrë të jashtëligjshme në fushën e grumbullimit të mbetjeve metalike. Urdhër arrestet janë ekzekutuar gjatë orëve të fundit nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.Personat e arrestuar dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar subjekte tatimorë fiktivë, nëpërmjet të cilëve deklaronin veprime financiare, dhe kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të paligjshme rimbursimin e TVSH-së nga ana e administratës tatimore.Për zbërthimin e kësaj skeme mashtruese, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Nga veprimet proceduriale, ka rezultuar se personat e arrestuar janë administratorë të kompanive të konsideruara të Nivelit II, të cilët operojnë në veprimtarinë e mbledhjes dhe përpunimit të skrapit. Këta persona dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive subjekte të konsideruara të Nivelit III, nëpërmjet të cilave deklaronin se kishin kryer aktivitet shitje-blerje.Hetimi provoi se subjektet e Nivelit III janë, në përgjithësi, në emër të personave që nuk kanë mundësi reale për krijimin e aktiviteteve tregtare dhe se regjistrimi këtyre subjekteve në organet tatimore është realizuar nga ana e administratorëve të subjekteve të Nivelit II.Për këtë arsye, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë vendosi masën e “arrestit me burg”, për disa persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”; “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, dhe “Mashtrimi”:1. GJERGJ LAMI ,i vitlindjes 1980, Administrator i subjektit “AJSI”.2. ILIR ALLMETA, datëlindja 1982, Administrator i subjekteve “ALEKSI &AJSI” dhe “ALLMETA” .3. JOSIF KADRIA, i vitlindjes 19604. RAMIZ VEIZAJ, datelindja 1963, administrator i subjektit ‘Jurkli-2012”.5. KADRI RAMA, i vitlindjes 1962, administrator i subjekteve “VAKUM” dhe “LU-KA-GRUP”.6. ROBERT HOXHA, i vitlindjes 1966 , administrator i subjektit ” XHOIS GRUP” .7. AVNI HOXHA, , i vitlindjes 1958, Administrator i subjektit “HOXHA”8. HAVA MUCOLLARI, i vitlindjes 1968, Ekonomiste e disa subjekteve ( Arrest shtepie)