Meta thumbon Berishën për statusin: Reforma të pakthyeshme, do japin rezultat
Që prej 1 prillit kur u ndanë politikisht, Ilir Meta, ka përdorur për herë të parë deklarata ironike dhe akuza ndaj ish-partnerit në koalicion, Sali Berisha, dhe pasardhësit të tij në PD, Lulzim Basha. Kjo për reagimin e tyre ndaj refuzimit të BE për të na dhënë statusin e kadidatit për ne BE.“Lidhur me statusin më të fundit në Facebook të zotit Berisha dhe me akuzat dhe përgjegjësitë e tij për lajmin e djeshëm. Do ta ftoja për shkak të eksperiencës së gjatë që ka dhe të përgjegjësive që ka në politikë që ta përmbajë kënaqësinë edhe pse ajo mund të jetë jo shumë e menduar dhe e arsyetuar sepse duket se është gati të shpallet më hollandez se kryetari i partisë së tij. Ndërkohë që për mua ju e dini, që përkrahja për Hollandën në futboll nuk do të mungojë siç ka qënë edhe në të kaluarën kur ajo ka qënë në ditët më të mira edhe sot që ajo nuk është në ditët më të mira sepse jam i bindur se e mira do të vijë edhe për Hollandën në futboll” tha Meta.Por pavarësisht refuzimit, reformat për integrimin janë të pakthyeshme thotë Meta.“Të gjithë politikanët duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre sepse mesazhet kanë qënë të qarta, Shqipëria ka bërë një progres domethënës. Por nuk është Shqipëria ajo që përcakton proçedurat e marrjes së vendimit në BE. Kjo është një çështje qëedhe Europa e Bashkuar do ta zgjidhë në të ardhmen. Ne do ta vazhdojmë në rrugën e integrimit, reformat i bëjmë në radhë të parë për qytetarët tanë. Do vazhdojmë të përqendrohemi në forcimin e ligjit dhe reformat ekonomike” deklaroi ai.Deklaratat kreu i Kuvendit i bëri pasi mori pjesë në një ceremoni vlerësimi për gazetarët të organizuar nga Unioni i gazetarëve. Shkrimtari dhe gazetari i njohur Dritëro Agolli u nderua me Çmimin e Karrierës dhe Penën e Artë kreu i Kuvendit ia dorëzoi mbesës së shkrimtarit.Unioni vlerësoi me çmim edhe gazetarët e ekonomisë.