Kredia konsumatore, Ahmetaj kritika bankave për kontratat

Bankat e nivelit të dytë abuzojnë me konsumatorët, duke mos u treguar transparent në lidhje me normat e interesit apo kushtet e garancisë.Raporti është bërë publik gjatë një aktiviteti ku mori pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se performanca e sistemit bankar nuk është optimale dhe shpesh qytetarët nuk vihen në dijeni për kushtet e kontratës që nënshkruajnë.Ahmetaj kërkoi më shumë transparencë me konsumatorët.Sipas ekspertëve këto problematika ndikojnë në përkeqësimin e nivelit të kredive të këqia, pasi qytetarët nuk arrijnë që të përmbushin kushtet e vendosura në kontratë.