Lushnje, gjendet i vdekur në një pallat në ndërtim 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e një pallati në ndërtim, në qytetin e Lushnjes.Viktima, është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pas hetimeve kanë identifikuar 40-vjeçarin i cili është Luli Lusha.Trupi i pajetë i 40-vjeçarit është dërguar në morg ku ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.