SHBA strehon të “arratisurin” e Gërdecit, azil politik për Luan Hoxhën

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, ka përfituar azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ish-gjenerali Hoxha i cili u dënua me 5 vjet burg u largua nga Shqipëria para se gjykata të japë vendimin për tragjedinë e Gërdecit.Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, "së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".