Basha i përgjigjet mazhorancës: Shtyrja e statusit vetëm për faj të qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi sot mazhorancën se nuk po reflekton për shtyrjen e statusit dhe pse është përgjegjëse e drejtëpërdrejtë për dështimin e radhës. Basha tha se është e pafalshme që Kryeministri Rama nuk e konsideron të rëndësishme datën e marrjes së statusit.“Maxhoranca nuk po reflekton siç duhet për humbjen e statusit të Bashkimit Europian. Humbja e statusit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e maxhorancës. Maxhoranca me revanshin ndaj administratës dëmtoi procesin.Është e pafalshme që kryeministri Rama thotë se nuk ka rëndësi data kur e marrin statusin. Data ka rëndësi, pasi humbim shumë, jo vetëm për proceset, por edhe për mbështetjen ekonomike”- tha Basha pas përmbylljes së ditës së dytë të tryezës me përfaqësuesit e bizneseve të huaja në Shqipëri në lidhje me pr/buxhetin 2014.