Taksa progresive, Rama-biznesit: S’kemi premtuar vendimarrje nga ju, por dialog

Rreshtimi përkrah kundërshtarit të tij politik kundër rritjes së taksave, ka shtyrë Kryeministri Edi Rama ti kujtojë biznesit se qeveria e tij dhe PS, asnjëherë s’kanë premtuar se taksat do ti vendosë biznesi. Kryeministri Rama thekson se ka premtuar dialog me biznesin dhe në bindjen e tij këtë detyrim e ka përmbushur si kurrë më parë.Ndërkaq, me herët gjatë ditës Partia Demokratike thirri një tryezë debati, duke nisur diskutimet me biznesin per projektbuxhetin e vitit 2014.Në nisje të takimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi se projektbuxheti i vitit 2014 përpos se i sjellë në shkelje të ligjit, bëhet në mungesë totale transparence, duke shmangur konsultimet me grupet e interesit.Perfaqesues te sipermarrjes thane se masa e pare e qeverise duhet te jete mbledhja e plote e taksave dhe jo rritja e tyre, si rruga me e shkurter. Ata parashtruan vërejtjet e tyre për paketën fiskale dhe ato çfarë sygjerojnë për shëndoshjen e ekonomisë.