Shqipëria “ndan në dysh” BE, 5 vende na ngelin për në verë, statusi në qershor
5 vende që njihen për skepticizmin e tyre ndaj Shqiperise kane arritur te bllokojne dhenien e statusit kandidat. Pesë shtete anëtare, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka propozuan një ndryshim në tekstin e projektpërfundimeve, duke kerkuar që statusi të jepet qershorin e ardhshëm.Në tekstin e propozuar nga 5 shtetet anëtare, qe kanë dhe peshën me të madhe në Bashkimin Europian theksohej:"Këshilli mirëpret veprime të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe angazhimin e qeverisë së re për të intensifikuar përpjekjet në këtë fushë.Këshilli shpreson të marrë një vendim lidhur me dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë në qershor 2014, në varësi të miratimit nga Këshilli Evropian, me kusht që Shqipëria ta vazhdojë përparimin inkurajues të arritur deri tani".Në këtë propozim vërehet se kërkohet edhe që Komisioni Europian të paraqesë një tjetër raport për Shqipërinë, pavarësisht se ai ka deklaruar se vendi i ka përmbushur detyrimet e tij ndaj Brukselit për çështjen e statusit."Këshilli do të shqyrtojë, mbi bazën e një raporti që do të paraqitet nga Komisioni në muajin qershor, zbatimin e qëndrueshëm të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar".Lajmi per bllokimin e statusit u konfirmua nga Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle.“Statusi për Shqipërinë. Do kthehemi në qershor për këtë çeshtje. Presim që Shqipëria të punojë mirë. Është në dorën e Shqipërisë për të marrë statusin në qershor. Shqipëria ka bërë hapa impresiv përpara, sidomos reforma e integrimit në shumë fusha, nga shtatori nuk ka shumë por qeveria dhe parlamenti i ri kanë treguar se kanë mundësi për të mbajtur një konsensus politik. Bëhet fjalë për konsensusin dhe siç e thashë në shënimet e mia është çështje kohe dhe Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe do vijojë me reformat dhe kjo çështje do zgjidhet në të ardhmen”.Vendimi i marrë nga Ministrat e Jashtëm pritet të konfirmohet në 19 dhe 20 dhjetor nga shefat e qeverive dhe të shteteve të Bashkimit Europian.I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin social facebook:
“BE: Kompromis mes arritjeve te Shqiperise dhe ngercit te brendshem jashte Shqiperise. Vleresohet lart puna e qeverise po vendimi ne qershor!” shkruan ai.Berisha: Pa kthese rrenjesore nga qeveria Rama-Meta, statusi horizont i paarritshëmNdërkaq ish-Kryeministri, Sali Berisha, e vlerëson shtyrjen e statusit një lajm të hidhur per vendin dhe kombin, perpjekjet dhe aspiratat tona per integrim europian.
“Te dashur miq, edhe me rekomandimin per te dyten here te Komisionit Europian te statusit te vendit kandidat per vend anetar te BE, Shqiperia mbetet serish pa kete status. Ky eshte nje lajm i hidhur per vendin dhe kombin, perpjekjet dhe aspiratat tona per integrim europian. Duke falenderuar me mirenjohjen me te thelle te gjithe ata qe mbeshteten statusin e vendit kandidat per Shqiperine le te garantojme ne miqte tane skeptike se do bejme çdo gje per te lexuar si duhet mesazhin e tyre”shkruan Berisha në fb.Sipas tij një analize me e thelle do behet, por “eshte e qarte si drita e diellit se per Europen kreu aktual i ekzekutivit Edi Rama eshte politikani i vetem i kontinentit qe”:-Kur do vendosej per firmosjen e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit futi ne Parlament 3 muaj bilbila, dajre dhe trumpeta per bllokimin e firmosjes se saj,-Kur iu paraqit Presidences çeke ne prill te vitit 2008 kerkesa jone per hapjen e proçesit te anetaresimit te Shqiperise ne BE. z.Rama kundershtoi dhe e denoncoi si nje akt elektoral,- Pas zgjedhjeve te vitit 2009, kur do vendosej nga Keshilli i Ministrave te BE per dhenien Shqiperise te Pyetesorit prej 2284 dhe mbi 2000 nenpyetjeve per te provuar aftesite e saj ne proçesin e integrimit, Edi Rama bojkotoi per 6 muaj Parlamentin,-Kur do vendosej hapja e proçesit per dhenien e vizave per shqiptaret ne maj te vitit 2010, Edi Rama nisi para kryeministrise greven e urise per bllokimin e tij dhe me pas organizoi protesta ne mbare vendin nen moton "hap kutite te çliroj vizat" dhe loboi me deputete albanofob ne Bruksel per bllokimi e proçesit,- Kur Komisioni Europian rekomandoi ne tetor te vitit 2012 statusin e vendit kandidat per Shqiperine me kushtin e vetem qe te votoheshin tre ligje ne Parlament, per te cilat ishte arritur konsensusi qe ne janar te atij viti, Edi Rama refuzoi votimin e tyre deri me 30 maj te vitit 2013 vetem e vetem qe te bllokonte statusin e vendit kandidat.Berisha thekson se keto qendrime kunder proçesit te integrimit te Shqiperise ne BE jane te rregjistruara ne analet e Brukselit dhe te gjitha qeverive te vendeve anetare te BE dhe bejne qe Edi Rama te kete kredencialet me te ulta ne Europe persa i perket procesit te integrimit. Megjithatë ish-kryeministri vlerëson se vota e shqiptareve me 23 qershor ishte nje "amnisti" per qendrimet e Edi Rames ndaj proçesit te integrimit dhe nuk jane ato qendrime shkaku i refuzimit te sotem te statusit per Shqiperine.“Shkaku i vertete i refuzimit sot te statusit te vendit kandidat ka ne themel:- Revanshin antishtet, antikushtetues, antiligjor te qeverise Rama-Meta,-Ndryshimin e Kushtetutes, ligjeve te vendit dhe vendimit te gjykatave me vendimet e qeverise Rama-Meta dhe vrapin drejt shtetit policor,-Luften e eger kunder Presidences, KLD, Gjykatave dhe institucioneve te pavarura,-Gijotinen politike te qeverise Rama-Meta ndaj administrates publike,-Emerimet kleptokratike antiligjore ne drejtim te agjensive te ndryshme te vendit.Pa nje kthese rrenjesore, e cila duket e pamundur per qeverine Rama-Meta, statusi i vendit kandidat do te mbetet per ne nje horizont i paaritshem” përfundon Berisha.