Qeveria firmos paktin me FMN-në, 300 mln euro borxh në 3 vitet e ardhshme

Pa 3 muajsh diskutime intensive, Qeveria shqiptare duket se ka finalizuar marrëveshjen me FMN-në dhe Bankën Botërore, për një marreveshje prej rreth 1 miliard dollarësh për tre vjet, e ndarë në 300-350 milionë dollarë çdo vit. Këtë të paktën ka lënë të kuptohet Ministri i Financave Shkëlqim Cani në konferencën e përbashkët për media me Guvernatorin Ardian Fullani, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo paketë do të shoqërohet po kështu nga një paketë masash dhe reformash që do implementohen në vend."Në dy javët e fundit në bisedime me FMN për artikullin 4 dhe për mundësinë e një program të ri me Fondin. I falenderoj për bisedat konstruktive dhe ndihmën e dhënë. Plan aftamesmë që mundëson rritjen ekonomike dhe vënien në kontroll të financave publike. Rritja reale për 2013 mendohet diku te 1,3%, ndërsa për 2014 gjykimi i përbashkët për rritjen është 2%, diçka më mirë, por larg atyre objektivave që do dëshironim. Kërkesa e brendshme ende e dobët si pasojë e faturave të papaguara. Rritja kryesisht nga kërkesa e jashtme. Kontributi i kufizuar si pasojë e nivelit të kësaj dege dhe kushteve të pafavorshme në Eurozonë dhe në fqinjët tanë. Ekonomia po operon nën potencialin e vet dhe nevojitet gjetja e mundësive dhe çdo rruge për ta mbështetur. Nxitja e ekonomisë me borxhin publik është një opsion, por i padëshiruar,se Shqipëria ka nivele borxhi që do t’i quaja të larta. Borxhi publik është i kushtueshëm. Shpenzimet për interesin sa gjysma e investimeve publike apo diçka më shumë. Këto zvogëlojnë hapsirën për shpenzime të tjera. Me FMN gjetëm mirëkuptimin, mundësia e marrëveshjes është e madhe, nuk po e deklaroj nëse është realizuar apo jo. Kjo i hap rrugën huasë, për të ndihmuar rritjen ekonomike, pa ndikuar në ekuilibrat ekonomikë, dhe për të shlyer detyrimet e biznesit nga biznesi” tha Cani.Sa i përket planit të masave, Cani vlerësoi më të pranueshëm skenarin e rritjes së taksimit, sesa shkurtimin e shpenzimeve. Ndërkaq ai siguroi biznesin se qeveria bashkë me FMN, BSH ka identifikuar rrugët për të mos pasur më në të ardhmen vonesa në pagesë të punëve, shërbimeve, TVSH-së së rimbursueshme dhe fitimit të parapaguar."Në afatmesmë bashkë me FMN jemi munduar të gjejmë balancë të duhur mes uljes së borxhit dhe rritjes ekonomike. Politika fiskale në 2014 dhe në vazhdim do jetë elastike, do lehtësohet nëse ekonomia nuk shkon mirë, por do shtrëngohet në rast se do na krijohen burime dhe kështu do shlyhen më shumë borxhe. Është në objektivin tonë të gjejmë çdo mundësi, pasi Shqipëria është larg vendeve të rajonit për nivelin e të ardhurave në prodhimin e brendshëm. Shkurtimi i shpenzimeve është shumë i dhimbshëm, gati i pamundur. Ndaj rritja e bazës së tatueshme është burimi kryesor që nuk e kemi harruar për asnjë rast dhe doemos do shohë zhvillime. Bazë përmirësimi i klimës së biznesit si factor për rritjen e investimeve. Qeveria e angazhuar për masa aftashkurtra dhe afatmesme. Prioritet shlyerja e fatyrave të papaguara ndaj biznesit, një faturë 35 miliardë lekë totale. Duke nisur nga janari 2014 e më tej qeveria bashkë me FMN, BSH ka identifikuar rrugët, është bërë dhe program të mos kemi më në të ardhmen vonesa në pagesë e puënve, shërbimeve, TVSH të rimbursueshme dhe fitimIt të parapaguar. Shlyerje e shpejtë e këtyre detyrimeve rrit besimin e biznesit dhe përmirëson gjendjen e likuiditetit në sektorin privat. Në faqen e MF do publikojmë gjithë këtë strategji që të jemi sa më transparent me publikun dhe bizneset. Përveç shlyerjes së detyrimeve të vonuara, kemi marrë masa për të mos krijuar detyrime të reja" deklaroi Ministri i Financave.Në funksion të përmirësimit të financave të shtetit, Ministri Cani foli për një sërë masash për uljen e korrupsionit.“Përmirësimi i bazës tatimore, pasi mbledhja e të ardhurave vuan nga niveli i lartë të formalitetit, duke rezultuar nga niveli më i ulët i taksave në rajon. FMN do na ndihmojë në administratën tatimore me rekomandime një sistem të ri informatik dhe në organet doganore do jetë një emër i njohur “Crow Agent”, që do japë ndikim në uljen e korrupsionit në dogana. Dhe një sërë masash për të pakësduar korrupsionin në mbledhjene taksave. Inspektorëve të taksave do u kërkohet të raportojnë më shpesh, më në detaje, për pagesat tatimore të rretheve ku janë përgjegjës. Ato do pajisen me database për të verifikuar në kohë reale, vetë inspektorët subjekt i riinspektimeve dhe do mbajnë përgjegjësi raportime të gabuara. Kemi plan për të përfshirë lotari për faturat e shitjes apo kuponin që blihet në dyqan,që të nxisim konsumatorët që të jenë kërkues të kuponit tatimor, i papëlqyer nga dyqanet. Do vazhdojmë fushatën për ndërgjegjësimin e publikut për pagimin e taksave, për të ulur mashtrimin me TVSh dhe parapagimit të tatim-fitimit, do kryejmë kontrolle më të plota të kërkesave për rimbursim, do ndërrojmë mënyrën e verifikimit të tyre.Në komisionin e ekonomisë parashtruam ndryshimet në ligjin përkatës, ku zgjatet koha e verifikimit nga tatim-taksat nga 30 ditë në 60 ditë, por automatikisht pagesa kryhet nga thesari, duke shmangur atë që pagesat për rimbursim TVSh-je kanë zgjatur me vite. Ajo që është kërkuar vazhdimisht nga organet fiskale: trajtimi i barabartë i njëllojtë i gjithë taksapaguesve. Sot trajtuam të imponojmë me ligj, që drejtoria e apelit të jetë e detyruar të publikojë të gjitha vendimet. Këto vendime do jenë të unifikuara për të njëjtin veprim, vendim. Disa reforma të tjera do vijojnë gjatë 2014: reforma afatmesme. Është paraparë reforma në sistemin e pensioneve, energjiitkë, titujt e pronësisë, përmirësimin e klimës së biznesit” tha Cani.Ndërkaq Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani parashtroi disa nga sfidat më të mëdha që përballet ekonomia e vendit tonë, ndërsa vërtetoi se bisedimet me FMN kanë qenë të suksesshme.“U diskutuar gjerësisht për politikat financiare që do të ndërmarrë qeveria shqiptare. Marrëveshja plotëson shqetësimet tona kryesore që i kemi ndarë me ju. Marrëveshja me FMN në këtë kohë është një ndër zgjidhjet optimale. Objektivi ynë është rialokimi i burimeve financiare. Do të kërkohet edhe vazhdimi i reformave strukturore nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe kualifikimit të punonjësve. Këto kërkojnë kohë dhe marrëveshja me FMN i adreson në mënyrë të strukturuar. Si BSH, këto politika i hapin rrugën rritjes dhe zhvillimit progresiv të ekonomisë së Shqipërisë. Një tjetër aspekt do të jetë mbajtja e stabilitetit makro-ekonomik të vendit. BSH do të punojë për të mbajtur stabël lekun” tha Fullani.Guvernatori theksoi gjithashtu se “sistemi bankar shqiptar është i shëndetshëm dhe i aftë që të përballojë goditje.“Banka e Shqipërisë është e angazuar që në kuadrin e rekomandimeve të përmirësojë infrastrukturën mbikqyrëse për t’i siguruar ekonomisë një sistem bankar sa më të shëndetshëm dhe fitimprurës”deklaroi Guvernatori Fullani.Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Nadeem Ilahi, konfirmoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare dhe dhënien e më shumë se 300 milionë dollarë në vit. Por sipas tij, kjo marrëveshje do të miratohet në janar të vitit 2014 nga bordi i FMN në Uashington.“Kemi ardhur këtu pas 3 muajsh diskutime intensive me qeverinë shqiptare. Kemi arritur një marrëveshje që do të jetë për 3 vjet dhe me një shumë prej më shumë se 300 milionë dollarësh në vit. Dhe për këtë marrëveshje do të ketë sërë reformash që do të ndërmerren nga qeveria shqiptare. Në Shqipëri kanë ardhur disa misione që kanë parë gjendjen në financat shqiptare. Sot kemi arritur në kulmin e 3 muajve diskutime duke arritur edhe marrëveshjen mes FMN dhe qeverisë shqiptare. Fillimisht doja të sqaroje që kjo marrëveshje do të finalizohet kur ajo të miratohet nga bordi i FMN në fillim të vitit 2014. FMN do i ofrojë mbështetje Shqipërisë. Programi është hartuar që të ofrojë një mbështetje të fuqishme për rimëkëmbjen ekonomike.Kjo mbështetje do të ofrohet për të ulur pikat e dobëta përsa i përket borxhit, rritjes ekonomike, duke paguar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Është vendosur që të ecet me rrugën e një korrektimi fiskal të moderuar gjatë një periudhe afatmesme.Do të doja që të përqendrohesha tani tek situata e detyrime të prapambetura dhe parandalimit të krijimit të këtyre të detyrimeve në të ardhmen. Për këtë arsye do të krijohet një komitet në Ministrinë e Financave bashkë me një mbikqyrës të jashtëm” deklaroi ai.Përfaqësuesi i FMN ndërkaq ka vlerësuar edhe praninë në Shqipëri të kompanisë britanike “Croën Agents”, që do të administrojë doganat shqiptare.Ndërkaq Ministri Ahmetaj foli edhe për domosdoshmërinë e ndryshimit të modelit energjitik në vend.“Duhet të ndryshojmë modelin dhe të fokusohemi në uljen e mospagesave”, deklaroi Ahmetaj, i cili duhet të administrojë një prej sektorëve më problematikë dhe me më shumë borxhe të mbartura të ekonomisë shqiptare.