Komisioni kombëtar i gjuetisë, anëtarët kërkojnë rishikim të vendimit

Komisioni Kombetar i Gjuetareve ka kerkuar te rishikohet edhe njehere vendimi që eshte duke u diskutuar per te ndaluar perfundimisht kete fenomen, i cili pritet te miratohet me qellim mbrotjen e specieve apo kafsheve te egra te cilat jane drejt zhdukjes.Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Elbasanit, perfaqesues te këtij Komisioni jane shprehur se demi i shkaktuar si pasoje e gjuetise se paligjshme eshte i konsiderueshem, por ky fakt nuk duhet te penalizoje edhe ata gjuetare te cilet jane te pajisur me liçense dhe ushtrojne kete proçes komform rregullave dhe ligjit,te pakten kete ka kerkuar zevendes.president i shoqates se gjuetareve, Kujtim Hazbiu.Gjate viteve te fundit gjuetia e paligjshme ka njohur nje shtrirje te gjere ne mbare vendin tone kjo edhe per shkak te ushtrimit te saj nga gjuetare amatore, te cilet po gjuajne jashte çdo norme,madje edhe ne kohet e shumimit te kafsheve,kryesisht ato te egra.Disa here shoqata e gjuetareve ka kerkuar mbeshtetjen e organeve kompetente per nderhyrje, por ajo ka vazhduar normalisht dhe me sa duket eshte edhe arsyeja kryesore e marrjes se ketij vendimi.