Infrastruktura në Berat, rruga kryesore dhe e vetme, e shkatërruar
Rruga kryesore dhe e vetme nga qendra e qytetit deri prane stadiumit Tomori, ne Berat eshte krejtesisht e shkateruar ne dy pjeset e trotuareve dhe per kete duket se nuk shqetesohet askush.Rruga ne te dy anet e saj eshte kthyer ne germadhe dhe te ecesh ne trotuare duhet tu besh sfide gropave, gureve qe kane perfshire gjithe gjatesinë dhe gjeresinë e saj.Ne kete pjese te qytetit me pare ushtrohej veprimtaria e tregut industrial, gje e cila ka ndikuar ne shkaterimin e trotuareve.Por dhe pse tregu eshte zhvendosur prej nje viti, asnje investim nuk ka nisur per sistemimin e rruges, në të cilën levizin çdo dite me qindra kembesore.Qytetaret nga ana e tyre shprehen se rruga ka vite ne kete gjendje dhe duket se do vazhdoje te mbetet e tille per aq kohe sa Bashkia ka harruar ti ktheje syte nga problemet e qytetit.Qyteti i Beratit duhet te kishte nje vemendje te veçante edhe per statusin qe ai gezon, por ne fakt gjate viteve te fundit ai ka shenuar vetem probleme qe jane prezente ne çdo pjese dhe lagje te tij,pa lene pa permendur ketu edhe zonen muzeale, e cila po humb madheshtine e saj.